75 Mall Live Search
22:25 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Leipzig del nga zona e Championsit (Video)

Skuadra e Leipzig ka pësuar një humbje të thellë në shtëpi në xhiron e 29’të të Bundesligas.

Klubi i Red Bull Leipzig u mposht 1 me 4 nga Bayer Leverkusen, shkruan IndeksOnline.

Golat për mysafirët i shënuan: Havertz, Brandt, Retsos dhe Volland. Kurse të vetmin për vendasit e shënoi Sabitzer.

Me këtë humbje Leipzig largohet nga zona e Championsit për në pozitën e 6’të me 46 pikë, kurse Leverkuseni ngritët në pozitën e katërt me 48 pikë.

Kujtojmë se deri në fundin e këtij sezoni kanë mbetur edhe pesë xhiro./IndeksOnline/