11:13 / E Enjte, 30 Mars 2023 / mp

Lekaj për rritjen e tarifave: Qytetarëve të veriut po ua paguajmë faturat,e pjesës tjetër po iu rrisim tarifat

Anëtarët e Komisionit parlamentarë  për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, gjatë diskutimit për rritjen e tarifave për energjisë elektrike, deputet nga opozita po e konsiderojnë shkelje për qytetarët.

Pal Lekaj anëtar i këtij Komisioni, ka thënë se nuk është e drejtë që për qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës të iu paguhen faturat e në anën tjetër po kërkohet rritje të tarifave për pjesën tjetër të qytetarëve.

Lekaj tha se janë deri tash për qytetarët e veriut janë paguar  100 milionë euro, fatura të energjisë, ndërsa për pjesën tjetër po kërkoni rritje kjo është shkelje.

Ndryshe, sot pritet të aprovohen nga Komisioni tarifat që ZRRE-ja ka paraparë prej 15 %./IndeksOnline/