21:14 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lekaj u bënë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen në Rugovë të Pejës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen në segmentin Pejë-Kuqishtë për shkak terrenit të rrëshqitshëm nga reshjet e shiut.

Lekaj ka thënë se në orët e mbrëmjës ka patur rrëshqitje në mast ë madhe që paraqet rrezik për trafik dhe për jetën e qytetarëve, transmeton Indeksonline.

“Në Rugovë të Pejës, në kilometrin 13, aty ku vazhdimisht, sa herë po rritet dendësia e reshjeve të shiut, po ndodhin rrëshqitje tereni, ashtu edhe sonte në orët e mbrëmjes ka patur rrëshqitje në masë të madhe, i cili paraqet rrezik për trafik, e rrjedhimisht edhe për jetën e qytetarëve. Andaj duke ju bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen në segmentin Pejë – Kuqishtë, ju informojë se kompania e mirëmbajtjes është në punë dhe po bënë çdo gjë për të sanuar bllokadën, e cila nuk është edhe e vogël” ka shkruar Lekaj në facebook./Indeksonline/