18:09 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Investimet në rrugën Gurrakoc – Klinë lehtësojnë jetën e banorëve të këtyre zonave

I pari i infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, vizitoi punimet në asfaltimin e rrugës Gurrakoc – Klinë, rrugë kjo që e lehtëson dukshëm qarkullimin rrugor në këtë segment.

Kjo rrugë me gjatësi prej 16 kilometra​, po asfaltohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe ka kosto mbi një milionë euro.

Ministri Lekaj duke i uruar qytetarët për këtë rrugë deklaroi se aksi i parë prej 5 kilometra po përfundon këtë vit, kurse aksi i dytë nga Zallqi e deri në Klinë do të kryhet në fillim të vitit që po vjen.

Lekaj po ashtu i kërkoi punëkryesit që të punohet sipas standardeve të parapara dhe specifikave të projektit për këtë rrugë, duke kërkuar cilësi për një rrugë sa më të sigurt dhe me tërë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse.

Kurse deputeti Berisha e falënderoi ministrin Lekaj për këtë investim të nevojshëm prej kohësh dhe e dha lajmin e mirë se sot është marrë vendim që në vitin që vjen do të asfaltohen mbi 50 kilometra rrugë në Istog, rrugë të cilat do të ndihmojnë dukshëm zhvillimin e turizmit në bjeshkët e kësaj ane.

Temat: