Pal Lekaj jep detaje për rrugën Klinë-Istog
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se 6 kilometrat e parë të rrugës Gurrakoc-Klinë do të përfundojnë brenda 3 ditëve.
Pjesa tjetër pritet të fillojë dhe të mbarojë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
“Klinë-Istog tashmë lidhen me asfalt të ri. 6 kilometërshi i parë përfundon brenda 3 ditëve, ndërsa pjesa tjetër vazhdon vitin e ardhshëm. Është ky një projekt me kosto rreth 1 milion e 50 mijë euro, që do të krijoj komoditet në lëvizjen mes dy qyteteve” njofton Lekaj në Facebook./Indeksonline/