20:16 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lekaj në Gjermani, fton kreun e Parlamentit gjerman ta vizitojë Kosovën (Foto)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj bashkë me deputeten Teuta Haxhiu janë duke qëndruar për një vizitë në Gjermani.

Lekaj atje ka takuar kreun e Parlamentit gjerman, Andre Kuper të cilin e ka ftuar ta vizitojë Kosovën.

Bashkë, Lekaj dhe Kuper kanë diskutuar për të arriturat e Kosovës dhe për sfidat që e presin vendin.

Ky është komenti i plotë i Lekajt në Facebook:

Në ditën e parë të vizitës zyrtarë që po realizojmë, bashkë me deputeten, Teuta Haxhiu, në Gjermani në Republikën e Nordrhein-Westfalen (18 milion banorë, Republika më e zhvilluar në Gjermani dhe e pesta në Evropë) takova Presidentin e Parlamentit, z.Andre Kuper, me të cilin shumë miqësisht dhe hapur biseduam për rreth një orë për të arriturat e Kosovës dhe për sfidat që na presin, disa nga të cilat janë edhe në nivel bote, siç është siguria e njerëzve nga dukuritë negative.

E falenderova z.Kuper për mbështetjen që e gjithë Republika Federale e Gjermanisë, e konkretisht ajo e Nord’hain Westfalen i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe e ftova që të vazhdojnë mbeshtejten për përmbylljen e tranzicionit në Kosovë.

Temat kryesore ishin, mbështetje për zhvillimin e infrastrukturës, sipas standardeve evropiane, sjellja e ekspertizës gjermane në modernizimin e hekurudhave, hapja e shkollave profesionale për ti materializuar investimet ishte një tjetër çështje që diskutuam.

Për të gjitha këto që presidenti Kuper t’i shohë mundësitë nga afë,r për investitorët Gjerman, e ftova që në kohën me të afërt ta vizitoj Kosovën.