19:31 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Ne jemi popull evropian, urime Kosovë e faleminderit kryeministër Haradinaj

Komisioni Evropian doli sot me rekomandim pozitiv sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave nga ana e Kosovës.

E lidhur me këtë lajm të mirë për qytetarët e vendit ka reaguar edhe Ministri i Infrastrkturës, Pal Lekaj.

Lekaj ka thënë se nga sot është fillimi i fundit të izolimit për qytetarët e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Lekaj gjithashtu ka falënderuar kryeministrin Ramush Haradinaj, duke shtuar se angazhimi i pandalshëm dhe i palodhshëm i tij dhe i qeverisë, rezultojë me rekomandimin pozitivë, nga Komisioni Evropian, për heqjen e vizave për qytetarët e vendit.

Postimi i plotë:

Nga sot, fillimi i fundit të izolimit për qytetarët e Republikës së Kosovës.

FALEMINDERIT KRYEMINISTËR, RAMUSH HARADINAJ!

Angazhimi i pandalshëm dhe i palodhshëm i juaj dhe i qeverisë që udhëheqni, rezultojë me rekomandimin pozitivë, nga Komisioni Evropian, për heqjen e vizave për qytetarët e vendit.

Ashtu si Komisioni, presim që edhe Këshilli dhe Parlamenti Evropian, si dashamirës të Kosovës, ta thonë të tyren, në kuptimin pozitiv.

Ne jemi popull Evropian dhe si partner të saj, do të kemi të drejtën sikur të gjithë popujt e tjerë të levizim lirshëm dhe të komunikojmë me bashkëqytetarët tjerë të kontinentit.

Urime KOSOVË!