13:05 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Ne respektojmë çdo vendim të gjykatës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha sot se Ministria e Infrastrukturës do të respektojë cdo vendim të gjykatave.

Lekaj e dha këtë deklaratë kur u pyet në lidhje me vendimingjykatës Themelore të Prishtinës,e cila ka aprovuar kërkesën e Lëvizjes FOL që të ketë qasje në dokumentet publike të Ministrisë së Infrastrukturës, më konkretisht të ketë qasje në kontratën për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare.

Video “Ne jemi këtu si institucione të Kosovës që të respektojmë çdo vendim të gjykatave, nuk kam ndonjë koment tjetër”, tha Lekaj pass takimit që pati sot me deputeten e Parlamentit të Kroacisë Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Me deputeten shqiptarë ne Kroacia Lekaj tha se u dakorduan të zhvillojnë vizita bashkëpunimi për sektorin e infrastrukturës.

 

“Ne biseduam për raportet mes dy qeverive me fokus të veçantë në mes të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës dhe Ministrisë si Infrastrukturës të Kroacisë u dakorduam që të jemi vizita të ndërsjellta bashkëpunimi sa i përket infrastrukturës, por në asnjë moment nuk e lëmë anash edhe komunitetin shqiptar që vepron në Kroaci dhe ne jemi të vetëdijshëm për përkrahjen e shtetit kroat ndaj komunitetit shqiptar duke i përkrahur edhe në arsim por edhe në zhvillimin e bizneseve të tyre”, tha Lekaj.

Sipas tij Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të ketë raporte të ngushta me shtetin kroat.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj duke e konsideruar si vizitë miqësore bëri të ditur sea me ministrin Lekaj kanë biseduar për bashkëpunim të ngushtë mes dy Ministrive përkatëse.

 

“Kjo vizitë ka qenë pak a shumë vizitë miqësore ku kemi biseduar për një bashkëpunim sa më të ngushtë në mes të ministrisë së Infrastrukturës së Kroacisë dhe Kosovës si dhe për komunitetin shqiptar i cili jeton në Republikën e Kroacisë“, u shpreh ajo.

Të pyetur nga gazetarët se a kanë lidhje farefisnore mes vete duke u bazuar në mbiemrat e njëjtë, ministri Pal Lekaj tha se e përveç që njihen, nuk kanë ndonjë lidhje familjare.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Gjykata Themelore e Prishtinës, ka aprovuar kërkesën e Lëvizjes FOL që të ketë qasje në dokumentet publike të Ministrisë së Infrastrukturës, më konkretisht të ketë qasje në kontratën për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare, Lëvizja FOL 8 vite më parë ka kërkuar që të ketë qasje në dokumentet publike të kësaj ministrie, mirëpo një kërkesë e tillë ishte refuzuar nga Ministria e Infrastrukturës.