20:50 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lekaj publikon videon ku shihen punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar sot punimeve që po bëhen në autostradën Prishtinë-Gjilan.

Me këtë rast, i pari i Infrastrukturës ka publikuar edhe videon ku shihen këto punime, transmeotn Indeksonline.

Më poshtë shikoni videon:

Ndryshe, ministri Lekaj ka thënë se kjo autostradë do të përfundojë në kohë rekorde dhe sipas dinamikës së paraparë me kontratë.

“Lekaj duke e vizituar trasenë përgjatë tërë projektit ka takuar edhe banorët të cilët janë pronarë të tokave bujqësore, e të cilët kanë treguar mirëkuptim me qëllim të vazhdimit të punimeve edhe në ato pak segmente ku ka pengesa nga pronarët e tokave”, kishte njoftuar zyra për media e Ministrisë së Infrastrukturës.

/Indeksonline/

 

Temat: