75 Mall Live Search
12:13 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Punimet në rrugën Deçan-Plavë po kryhen jashtë zonës së mbrojtjes

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka folur për rrugën Deçan-Plavë, në të cilën së fundi u ndërprenë punimet, për shkak të ankesës së Kishës Ortodokse Serbe, kërkesë e cila u përkrah edhe nga ndërkombëtarët.

Lekaj ka thënë se këto punime janë duke u zhvilluar jashtë zonës së mbrojtjes, rreth Manastirit të Deçanit, duke shtuar se nuk do të lejojnë që të cenohet asnjë institucion, ashtu siç nuk do të lejojnë që të ketë përparësi një institucion tjetër.Kisha Ortodokse Serbe ka kërkuar ndërprerjen e punimeve, me arsyetimin se “Qeveria e Kosovës ilegalisht ka nisur ndërtimin e rrugëve në rrugën transitore Deçan-Plavë brenda zonës speciale të mbrojtur përreth Manastirit të Deçanit”. Lekaj: Punimet janë duke u kryer jashtë zonës së mbrojtjes

“Sa i përket asaj që e përmendët, vështirësive që i kemi me Manastirin, është bërë më tepër politikë, ne jemi të vetëdijshëm për obligimet që i kemi marrë, edhe me planin e Atihasarit, dhe punimet janë duke u kryer jashtë zonës së mbrojtjes, dhe është e vërtetë që një ndërhyrje ka qenë nga kompania që e ka edhe në kontratë, sepse aty ka vazhdimisht shembje të dheut, dhe ne duhet për ta bërë të lëvizshme, të qasshme rrugën, prandaj nuk ka nevojë askush të shqetësohet për këtë, rrugët janë për tu bashkuar, në interes të qytetarëve, të zhvillimit ekonomik, zhvillimit të asaj pjese të turizmit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të cenohet një institucion, apo t’i jepet përparësi një institucioni tjetër”, tha Lekaj gjatë takimit që pati me ministrin e Transportit dhe Cështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkovqi.

Ai u shfaq i bindur se nuk do të kenë asnjë pengesë sa i përket marrëveshjes, duke shtuar se është e pavend që politika e Beogradit të përzihet këtu. Ministri Lekaj gjithashtu ka thënë se ka marrë garancion nga ministri Nurkoviq se ky shtet do t’i kryejë përgjegjësitë që ka në rrugën Deçan-Plavë. “Ajo që unë e falënderoj ministrin, që mora garancion që edhe rruga Deçan-Plavë, sa i përket përgjegjësive që i ka Mali i Zi, do ta zhvillojnë, ne kemi filluar një projekt që është duke u zhvilluar, që punët janë duke u kryer sipas dinamikës, dhe shpresoj që do ta kryejmë në afatin më të shkurt të mundshëm sipas kontratës”, tha Lekaj.

Temat: