22:07 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lekaj reagon pas dorëheqjes së Haradinaj: Do të dalim fitues edhe në këtë betejë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

“E padrejta nuk mundi të ligshtojë asnjëherë, sepse atë gjithmonë e sfidove ballëhapur e me burrëri si një burrshtetas, me nder e sakrificë”, ka shkruar Lekaj.

Ai tutje tha se së bashku do të dalim fitues edhe në këtë betejë.

Statusi i plotë i tij:

E padrejta nuk mundi të ligështojë asnjëherë, sepse atë gjithmonë e sfidove ballëhapur e me burrëri si një burrështetas, me nder e sakrificë.

Në krah me ty e fituam paqen, në krah me ty fituam shumë beteja, bashkë me ty e zhvilluam dhe e forcuam shtetin, e bashkë me ty do të dalim fitues edhe në këtë betejë.

Gjithmonë do të jemi bashkë!