16:25 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Lekaj takohet me rektorin e UP-së, dakordohen për këtë çështje

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka takuar sot rektorin e universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit “Hasan Prishtina”, lidhur me krijimin e hapsirës për praktikë të studentëve të profileve të ndryshme në këtë ministri.

Lekaj, duke e falënderuar rektorin Dema, ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Infrastrukturës që të ofroj kushte për praktikë për studentë të profileve të ndryshme në këtë ministri, gjithmonë duke u mbështetur në ligjet në fuqi dhe në mundësitë që i ka ministria, transmeton ‘Indeksonline’.

Rektori Dema, gjatë këtij takimi e ka njoftuar ministrin Lekaj, me reformat që po ndodhin në u​universitetin “Hasan Prishtina” si dhe sfidat me të cilat po përballet ky universitet në rrugëtimin e tij.

Lekaj e Dema, u dakorduan që bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe universitetit të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të dy këto institucione të krijojnë kushte dhe infrastrukturë sa më të favorshme për studentët tanë./Indeksonline/