75 Mall Live Search
16:12 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lekaj takohet me Sumen, diskutojnë për punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të hënën priti në takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma. Lekaj ka dëgjuar nga Suma të gjitha kërkesat dhe ankesat që banorët e komunës kanë parashtruar për punimet që po zhvillohen në autostradën “Arbën Xhaferi”.

I pari i dikasterit të Infrastrukturës ka premtuar se do të shqyrtohen të gjitha ankesat që banorët e Hanit të Elezit kanë, përcjell Indeksonline.

Pas këtij procesi, Lekaj dhe Suma do të takohen edhe me përfaqësuesit e punëkryesit “Bechtel & Enka”, për shqyrtim të mundësisë të zgjidhjeve të problemeve që qytetarët kanë shprehur. ​/Indeksonline/