11:01 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lekaj tregon gjendjen e rrugëve në vendet malore (Video)

Vendet malore në Kosovë po përballen me borë të madhe.

Por, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një postimi ka treguar se të gjitha rrugët malore janë të kalueshme, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, janë në detyrë që të mbajnë rrugët e pastërta.

Ky është postimi i tij:

Rrugët, pasë borës në vendet malore, janë të kalueshme. Në vend se të “lutemi” që të mos ketë borë (siç në të kaluarën “kanë vepruar”), jemi në detyrë që t’i mbajmë rrugët e pastërta.

Rruga për pikën kufitare “kullë”.