09:36 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Malet behën shkrumb e hi në Përpellacë të Podujevës

Malet në fshatin Përpellac të Komunës së Podujevës janë bërë shkrumb e hi.

Kjo pasi një zjarr ka përfshirë këto male, duke bërë që ato të dëmtohen.

Siç shihet në këto foto, zjarri është lokalizuar dhe është shuar, shkruan Indeksonline.

Jo vetëm këto male, por këto ditë edhe Siqeva e Vranidolli janë përballur me djegie të maleve.

Madje, në fshatin Siqevë  banorët për disa ditë rresh janë përballur me zjarrin që i është ofruar shtëpive, derisa me në fund është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve dhe banorëve.

Ndryshe, zjarrëvënia me qëllim është vepër penale e cila ndiqen nga organet e rendit./Indeksonline/