75 Mall Live Search
11:49 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lekaj tregon planin e buxhetit për vitin e ardhshëm

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Ligji i Buxhetit për vitin 2019 i kësaj ministrie, do të ketë bashkëplanifikim korrekt për një infrastrukturë moderne.

“Bashkëplanifikim korrekt për një infrastrukturë moderne, që lidhjet e brendshme dhe ato me koridore të mos jenë më shtigje mes ngrehinash e mbeturinash, por investime të qëndrueshme dhe moderne”, ka shkruar Lekaj.

Tutje ai ka thënë se infrastruktura nuk do të jetë e bukur vetëm në video, mirëpo edhe në realizimin e saj.

“Infrastrukturë uniforme, të bukura jo vetëm në video 3D, por në projekte të realizuar në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve të vendit tonë”, ka përfunduar Ministri Lekaj.