22:20 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lekaj: Vuqiqi vazhdon të mbajë gjallë regjimin e Millosheviqit

Pas deklarimeve të presidentit Aleksandër Vuqiq, se masakra e Reçakut është një trillim dhe storie e sajuar nga William Walker, të shumta kanë qenë reagimet e politikanëve kosovar.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuqiq, vazhdon të mbajë gjallë regjimin e Millosheviqit, si dhe është i etur për të krijuar destabilitet në rajon. /IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Ende 20 vjet pas luftës Republika e Kosovës po bart pasojat e gjenocidit serb dhe sikur të mos mjaftonte kjo, padrejtësisht, ushtarët e lirisë po përballen me Gjykatë Speciale.

Sikur të mos mjaftonte lufta e paskrupullt ndaj ekzistencës së pamohueshme të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Vuçiq nuk ndalë gjuhën e urrejtjes ndaj nesh. Ai vazhdon të mbajë gjallë regjimin e Milloshoviqit.

Është shqetësuese që një shtet i tillë, i etur për të shkaktuar destabilitet në rajon, të konsiderohet aspirues për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Këta të fundit do të duhej të reflektonin ndaj një lideri të tillë që nuk arrinë të shërojë veten nga urrejta e sëmurë për shqiptarët dhe të korrigjonin padrejtësitë që i janë bërë shtetit tonë.