Lëndim i frikshëm i Neymar kundër Serbisë, shpërthen në lot

Brazili ka shënuar fitore ndaj Serbisë me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror.
Të dy golat janë shënuar nga sulmuesi i Evertonit, Richarlison, shkruan IndeksOnline.
Por gjatë kësaj ndeshje, Neymar ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, dhe ka lënë fushën e blertë para kohe.

Nuk dihet ende gjendja e tij, por Neymar pas zëvendësimit është parë në lot.

Më pas ylli i PSG-së nga dhimbjet që kishte, kishte lëshuar fushën, duke u nisur drejt zhveshtores ende pa përfunduar ndeshja./IndeksOnline/

