08:31 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / C E

‘Lëndim i rëndë trupor’, Policia e Mitrovicës arreston dy persona

Dy persona janë arrestuar dje në Mitrovicë pasi kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

“Gjatë ditës së djeshme së datës 31 tetor 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar i dy të dyshuarit.

Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet më tej në njoftimin e policisë,