15:22 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Lëndimet, dyshimet dhe kartonët e 8 skuadrave në Champions

Real Madrid, Barcelona, Sevilla, Juventus, Roma, Bayern, City dhe Liverpool përballen në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve me një sy në skuadër dhe një për pjesën tjetër.

Kjo është një fazë shumë e rëndësishme e garës dhe edhe detajet më të vogla mund të distabilizojnë skuadrat. Lëndimet, sanksionet apo dyshimet mund të luajnë një rol përcaktues për fazën e ardhshme.

Bayern është një nga ekipet më të ndëshkuara nga lëndimet ( Neuer dhe Coman ) dhe ëshë gjithashtu e penalizuar nga kartonat. Deri në pjesë lojtarë mund të humbasin ndeshjën e dytë nëse ata marrin edhe nga një karton të verdhë. Midis tyre edhe Lewandowski.

Juventus gjithashtu do të përballet në ndeshjën e parë me mungesa të rëndësishme shkruan IndeksOnline. Bernardeschi dhe Cuadrado pritet që të mos luajnë si rezultat i dëmtimeve, ndërsa Pjanic dhe Benatia janë të pezulluar shkaku i kartonëve.

Manchester City është gjithashtu në telashe. Nuk dihet ende se a do të rikthehet Aguero, ndërsa Danilo, Gundogan dhe Fernandinho janë të sanksionuar.

Sa i përket Liverpoolit, Lallana pritet që të mos luaj ndeshjën e parë, ndërsa Moreno dhe Henderson janë të gatshëm.

Real Madrid duket që qëndron më së miri. Skuadra madrilene ka të gjithë lojtarët në pozicion. Carvajal tashmë kishte humbur takimin ndaj PSG. I vetmi shqetësim është numri i kartonëve të kapitenit Ramos, i cili nëse ndëshkohet në lojën e parë nuk mund të luaj në atë të kthimit.

Ndërkohë për Barcelonën nuk luajnë Sergio Roberto dhe Coutinho. Roberto pritet të mbulohet nga Semedo. Dyshimi është tek Busquets, i cili ka një lëndim në këmbën e djathtë. Ndërkohë Sevilla do të luaj ndeshjën e parë pa Banegan, Escuderon dhe Mercadon. /IndeksOnline/