Lëndimi i Antony, mësohet sa do të mungoj

Sipas shtypit anglez, Antony pësoi një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës kundër Chelseat të enjten dhe madje do të humbasë parasezonin e Djajve të Kuq .
Analizat fillestare konfirmuan se ky është i njëjti dëmtim që Antony pësoi te Ajax dhe që bëri që ai të mungojë për dy muaj.
Antony, 23 vjeç, u rrëzua keq pas përplasjes me Trevoh Chalobah, mbrojtësin e Chelseat, duke mos fshehur ndjenjën e dhimbjes.
Lojtari i talentuar ka qenë në agoni dhe ka kërkuar menjëherë ndihmën mjekësore, duke përfunduar në spital me barelë.