75 Mall Live Search
09:17 / E Martë, 05 Mars 2024 / L K

Lëndimi i futbollistit të Valencias është më i rëndi në futboll

Mouctar Diakhaby pësoi një dëmtim të rëndë në gju në një përplasje me Aurélien Tchouaméni gjatë ndeshjes që Valencia dhe Real Madrid barazuan 2-2 në Mestalla.

Analizat kanë treguar se lëndimi që ka pësuar futbollisti është thuajse më i rëndi në futboll.

“Është një dëmtim shumë i rrallë. Është dëmtimi më i rëndë që një futbollist mund të ketë në gju. Ndoshta ka këputur katër ose pesë ligamente. Është një dëmtim i çmendur”, tha traumatologu Enrique Gastaldi.

“Me këtë lloj dëmtimi, gjëja e parë që duhet të kërkoj është që pacienti të mund të ecë dhe të mos ketë më probleme. Dhe nuk po flasim për më pak se 9 apo 12 muaj pushim mjekësor. Në këtë lloj lëndimet nuk ka nevojë të jepen afate dhe e njëjta gjë kërkon një ose dy operacione” ka thënë mjeku.

“Beteja do të jetë e gjatë, por unë jam gati për të dhe do të bëj gjithçka që të rikthehem në fushë sa më shpejt dhe akoma më i fortë”, ka shkruar Diakhaby në rrjetet sociale./Indeksonline/