19:27 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Lëndimi i Milot Rashicës, mësohet sa do të mungojë

Futbollisiti Kosovar, Milot Rashica, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Rashica ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e djathtë dhe do të jetë jashtë fushës së blertë për dy javë, shkruan IndeksOnline.

Ai shënoi golin e fitores për Kosovën në ndeshjen kundër Izraelit, ndërsa u lëndua gjatë stervitjeve para ndeshjes me Zvicrën, ku nuk luajti as edhe në ndeshjen me Bjellorusinë.

27-vjeçari do ti mungoj Besiktasit në ndeshjen e fundjavës në Superligën e Turqisë ndaj Samsunsporit dhe atë të Conference League ndaj Club Brugge,/IndeksOnline/