17:54 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / OSH

Lëndohen dy persona në aksidentin në Sllatinë

Dy persona janë lënduar si pasojë se rrokullisjes së një kamionete.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, në fshatin Sllatinë

Daut Hoxha, zëdhënës i policisë tha se policia po merret me rastin.

“Rreth orës 14:30 , rr.Prishtinë- Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamioneta është rrokullisur në rrugë.

Njësitë relevate për hetime dhe menaxhim të trafikut në autostradë janë duke trajtuar rastin. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale raportohet se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës”.