22:06 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / MSH

Lëndohet Arbnor Muja, pritet të mungojë deri në 6 javë

Futbollisti kosovar, Arbnor Muja, ka pësuar lëndim në krah.

11shi i Antwerpit pritet të mungojë katër deri në gjashtë javë.

Megjithatë,pritet që Muja të jetë në formë për ndeshjet e kombëtarës së Kosovës, në muajin mars.

Lëndimi i Arbnorit vjen pas paraqitjes së tij shumë të mirë që ka bërë që kur a veshur fanellën e ekipit belg.

Në 14 ndeshjet e luajtura, Muja është autor i dy golave dhe një asisti.