13:22 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lëndohet Kemal Ademi

Sulmuesi i Baselit, Kemal Ademi është lënduar dje gjatë fitores së Baselit ndaj Meyrin 3:0 në kuadër të kupës zvicerane.

Ademi ishte protagonist në atë ndeshje duke e shënuar golin e parë, shkruan Indeksonline.

Lëndimin  e tij e ka njoftuar edhe klubi i Baselit përmes një njoftimi në Twitter, ndërsa kanë thë se rikuperimi do të zgjasë disa ditë.

“Sulmuesi i FCB, Kemal Ademi pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Meyrin Fc dhe do të jetë jashtë për disa ditë. Të dëshirojmë rikuperim të shpejtë, Kemal” – ishin fjalët e faqes zyrtare të ekipit zviceran./Indeksonline/