16:17 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Lëndohet Mergim Berisha, mungon në ndeshjen Salzburg-Admira

Futbollisti kosovar, Mergim Berisha ka pësuar një lëndim para ndeshjes të Salzburgut.

Skuadra austriake përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se Berisha ka pësuar një dëmtim të muskujve, shkruan IndeksOnline.

Lëndimi që e ka pësuar lojtari kosovar në mjekësi njihet si ‘adductor’ – pjesa muskulore mbrapa dhe që për t’u shëruar plotësisht nevojitet rreth 2 javë.

Berisha po kalon në formë të mirë, dhe ky lëndim ndodhi në momentin më të mirë të tij.

Kujtojmë që Kosova ende shpreson që t’ia rrëmbej Gjermanisë sulmuesin e RB Salzburg./IndeksOnline/