19:19 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Lëndohet në kombëtare, futbollisti i Liverpoolit rrezikon ndeshjen me Cityn (Foto)

Ndeshjet e Kombëtareve shpesh kanë qenë një goditje për klubet pasi lojtarët janë lënduar në këto evenimente.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez u detyrua të tërhiqet nga skuadra e Anglisë pasi u lëndua në ndeshjen e të premtes kundër Holandës.

Ai do të humbas ndeshjen tjetër miqësorë kundër Italisë të martën, mirëpo më e keqja ende nuk është konfirmuar.

Sipas mediave angleze, Gomez mund të mungoj edhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Dhe tani Klopp është duke shpresuar që lëndimi nuk është serioz, pasi Liverpooli po lufton për një vend më lartë në Premierligë dhe me synime serioze në Champions. /IndeksOnline/