13:00 / E Premte, 03 Gusht 2018 / k.v

Lëndohet një person me mjet të mprehtë, intervenojnë mjekët dhe policët (Foto)

Një person është lënduar me mjet të mprehtë afër Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dora e tij e majtë ishte mbuluar me gjak ndërsa ende nuk dihet se si ka ndodhur rasti, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes menjëherë është paraqitur autoambulanca dhe njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Vendi i ngjarjes është rrethuar me shirit policor dhe po kryhen hetimet përkitazi me ngjarjen.

Personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes ndërsa me autoambulancë është përcjell drejt emergjencës./Indeksonline/