21:35 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lëndohet një person në Prishtinë, nga mjetet piroteknike

Përderisa ka mbetur edhe pak orë deri në momentin e ndërrimit të motmoteve, një person është lënduar në Prishtinë.

Siç mëson Indeksonline, në ora 20:22 minuta një person është vetlënduar nga mjetet piroteknike.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Afrim Zhitija’ në Prishtinë dhe personi në fjalë po merr tretmanin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare, përderisa rastit i është përgjigjur Njësiti i nevojshëm policor.

Personi i  lënduar në këtë rast është A.O, i lindur në vitin 1997./Indeksonline/