12:06 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lëndohet një person në vendin e punës pas kontaktit me rrymë

Një person përderisa ishte në vendin e punës në një fabrikë në Ferizaj ka pësuar lëndime trupore.

Sipas informacioneve të Policisë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me rrymë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ferizaj 22.10.2018-14:25. Viktima mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë në vendin e punës në një fabrikë, gjatë kontaktit me rrymë kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.