12:54 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lëndohet portieri i Shqipërisë, zëvendësohet nga një 21 vjeçar

Janë shfaqur probleme te Shqipëria para ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Izraelit.

Portieri Alban Hoxha ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes dhe nuk do të jetë në gjendje të udhëtoj me Kombëtaren në Tel Aviv.

Me këtë rast, Christian Panuci ka thirrur t’i bashkohet skuadrës portieri kombëtares U21, Elhan Kastrati.

Shqipëria udhëton gjatë ditës së sotme drejt Izraelit ndërsa ndeshja zhvillohet nesër nga ora 20:45. /IndeksOnline/