10:26 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lëndohet ylli i Belgjikës, rrezikon Botërorin?

Kapiteni i Kombëtares së Belgjikës, Vincent Kompany ka pësuar një lëndim në miqësoren e mbrëmshme ndaj Portugalisë.

Kompany u largua nga loja në minutën e 55’të pasi ndjeu dhimbje në këmbë, transmeton IndeksOnline.

Mbrojtësi i Manchester Cityt pritet që së shpejti të bëjë një skanim për ta përcaktuar shkallën e lëndimit.

Trajneri Roberto Martinez tha pas barazimit pa gola kundër Portugalisë, se për lëndimin e Kompanys do të mësohet gjatë ditës së sotshme.

“Ai ndjeu disa dhimbje dhe për këtë do të ketë një skanim ku duhet të presim 48 orë për ta mësuar shkallën e lëndimit”, ka thënë trajneri i Belgjikës.

Kompany së fundmi është përballur me shumë lëndime, ai mungoi edhe në Kampionatin Europian që u zhvillua në Francë në vitin 2016./IndeksOnline/