18:13 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Leon Dajaku shënon për Bayern Munchen II dhe feston duke e bërë shqiponjën

Talenti kosovar, Leon Dajaku ka shënuar golin e vetëm të Bayern Munchen II në barazimin 1-1 kundër Uerdingen.

Dajaku shënoj me kokë në minutën e 53-të, duke i sjellë epërsinë skuadrës bavareze, por vetëm 5 minuta më pas rezultati u barazua, transmeton Indeksonline.

Kosovari gjatë festimi të golit e bëri shqiponjën me duar. Ky ishte goli i tij i dytë në këtë sezon .

Tek ekipi Uerdingen, 10 minuta luajti edhe shqiptari tjetër, Ali Ibrahimaj.

Leon Dajaku, që është 19 vjeçar, luan për kombëtaren U19 të Gjermanisë. Mbetet të shihet nëse në të ardhmen do ta vesh fanellën e Kosovës./Indeksonline/