18:05 / E Diele, 23 Korrik 2023 / C E

Leon Elshani, talenti kosovar pjesë e Superligës Holandeze, po e kërkon skuadra e madhe portugeze

Leon Elshani po ecën me hapa të sigurt drejt majave të futbollit.

Djaloshi nga Peja do të jetë pjesë e skuadrës së superligës holandeze, Fortuna Sittard.

Lojtari që paraqitej me Roden do të jetë bashkëlojtar me yllin kroat, Alen Halilovic.

Për supertalentin pejan ka shprehur interesim të madh skuadra e madhe portugeze, Sporting Lisbon. Elshani është reprezentues i Luksemburgut, ndërsa në Holandë e shohin si një nga talentet që mund të shpërthejë në Superligë. /IndeksOnline/