12:40 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Leonardo Bonucci arrinë në J-Medical, por befasohet keq nga tifozët e Juventusit (Video)

Leonardo Bonucci, i cili u transferua te Milani verën e kaluar nga Juventusi, do të rikthehet prapë te ”Zonja e Vjetër”.

Mbrojtësi italian arriti sot në ora 11:00 në aeroportin, ”Caselle” nga ”Mineapolic”.

Tani Bonucci ka arritur në qendrën, J-Medical për testet mjekësore para se ta nënshkruajë kontratën, shkruan IndeksOnline.

Bonucci është pajtuar që të rikthehet në Juventus pavarsisht uljes së pagës, ku nga 7.5 milionë euro sa fitonte në sezon te Milani, tani do të fitojë 5 milionë euro.

Në videon e mësipërme, shihet se Bonuccin nuk kanë dalur ta presin tifozët, të cilët ndihen ende të tradhëtuar nga kalimi i tij te Milani verën e kaluar.

Sa i përket numrit të fanellës, Bonucci do ta marrë sërish numrin 19, të cilin e mbante edhe më parë te kampioni italian.

Perin e kishte marrë këtë numër pas transferimit këtë verë, por portieri italian vendosi që ta dorëzojë atë te Bonucci tani./IndeksOnline/