22:07 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / AR

Leonardo DiCaprio festoi gjithë natën rrethuar nga modelet dhe askush nuk e pa Gigi Hadid pranë tij!

Leonardo DiCaprio e ka kaluar natën  “Art Basel Miami” duke festuar,  i rrethuar nga modele, në një mbrëmje të mbushur me yje që festonte 40-vjetorin e Stone Island.

“Art Basel” është platforma kryesore globale që lidh koleksionistët, galeritë dhe artistët.

Siç raporton “Page Six”, Di Caprio mbërriti pak pas mesnate dhe u ul në një tavolinë private në zonën VIP, ndërsa afër tij janë  ulur disa modele dhe miq. Ajo që është vënë re, është mungesa e Gigit. Thashethemet për një lidhje të mundshme të çiftit u ndezën në shtator të këtij viti, teksa janë parë bashkë në disa evente. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre.