17:43 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Leonardo DiCaprio në plazh me të dashurën 22 vite më të re

Aktori legjendar i Hollivudit, Leonardo DiCaprio njihet si një ‘playboy’, 44 vjeçari njihet për lidhjet e tij të shumta me femra të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Nga dhjetori i vitit 2017, Leonardo është në lidhje me Camila Morrone, 22 vjeçare.

Aktori dhe e dashura e tij morrën vëmendjen me paraqitjen e tyre në Malibu ku u panë duke luajtur volejboll në plazh.

Ata dukeshin tejet të lumtur përkrah njëri tjetrit dhe duket se e kanë gjetur dashurinë pranë njëri tjetrit, duke qenë se lidhja e tyre është gati të mbushë 2 vite.

Kujtojmë që ylli i filmit ‘Titanic’, njihet për lidhjet e tij të shumta me modele dhe aktore të ndryshme. /Indeksonline/