18:16 / E Premte, 31 Mars 2023 / MSH

Leonita feston ditëlindjen, Granit Xhaka i bën urimin emocionues

Bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka, Leonita Lekaj feston sot ditëlindjen dhe një urim i veçantë nuk mungoi as nga partneri i saj.

Ylli shqiptar ka shpërndarë disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për gruan.

“Zemra ime. Je personi me zemrën më të mirë që kam takuar ndonjëherë. E meriton për çdo gjë të mrekullueshme që ka ndodhur në jetën tënde.

Për një burrë me sukses gjithmonë fshihet një partnere e mrekullueshme. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar Xhaka.