14:41 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Leonora uron Sabriun për ditëlindjen: Të duam legjendë e gjallë

Sot Sabri Fejzullahu po feston ditëlindjen e 73-të.

Këngëtari i mirënjohur prej vitesh ka argëtuar publikun dhe po atë vazhdon ta bëjë edhe sot, shkruan Indeksonline.

Në këtë ditë të veçantë, Sabriu ka pranuar urime të shumta nga adhurues, artdashës dhe kolegë të tij.

Një urim special për artistin ka bërë edhe Leonora Jakupi, e cila ka postuar një fotografi përkrah Sabriut.

“Urime ditëlindja legjendë e gjallë. Të duan pafund!”, ka shkruar Leonora në urimin e saj.

Ndryshe, së fundi dy artistët i kemi parë në një projekt të përbashkët muzikor “Simpatia”./Indeksonline/