23:40 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Leopardi bie në pusin e thellë, fshatarët bëjnë diçka të mahnitshme për ta shpëtuar (Video)

Një leopard i egër ra të hënën në një pus të thellë dhjetëra metra, nga ku nuk mundi të dilte më.

Ngjarja ndodhi në Indi, në një fshat të largët ku kafshët e egra bashkëjetojnë me njerëzit, transmeton Indeksonline.

Kur panë leopardin që e kishte të pamundur të dilte nga aty, fshatarët dhe zyrtarët e pyjeve u bënë bashkë për të gjetur një zgjidhje.

Ata i ndërtuan një palë shkallë nga druri tejet të gjata dhe i vendosën në pusin e thellë me ujë.

Pasi lëshuan shkallët, ata u larguan nga aty dhe prisnin leopardin të dilte vet. Kështu, pas disa sekondash pritje, leopardi ngjit shkallët dhe del në maje.

Shikon njëherë në të dyja anët dhe pastaj fillon të vrapoj me tërë shpejtësinë e mundshme drejt pyllit pa kthyer kokën nga shpëtimtarët e tij. /Indeksonline/

Temat: