19:38 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / LB

Leotrim Krasniqi kthehet te Prishtina si trajner i grupmoshave

Trajneri Leotrim Krasniqi është rikthyer te klubi i Prishtinës për t’i drejtuar ekipin U-19.

Përmes një komunikate zyrtare, ekipi kryeqytetas ka bërë të ditur se ish-trajneri i Besës së Pejës ka marrë drejtimin e skuadrës U-19.

Krasniqi kishte qenë edhe më herët pjesë e grupmoshave të Prishtinës.