08:36 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Leposaviq, në gjendje të dehur serbi sulmon gruan dhe vjehrrën

Policia e Kosovës e ka arrestuar një qytetar serb në Leposaviq për dhunë në familje.

“I dyshuari në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e  saj. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton PK-ja.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./AktivPress