Lëshohet pjesa e tretë e autostradës “Arbën Xhaferi”
Gjatë ditës së sotme do bëhet lëshimi i segmentit të tretë të autostradës “Arbën Xhaferi”.
Përmes një ceremoni përurimi, në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, do lëshohet autostrada nga Bibaj deri në fshatin Doganaj, Kaçanik.
Në këtë ceremoni përurimi që do mbahet në orën 11:00 në fshatin Doganaj, do marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kryeparlamentari, Kadri Veseli./Indeksonline/