10:23 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / B O

LETËR NGA VARRI

(“Ku ka dëshmorë, ka edhe amanet”)

S’do vdesim më,

derisa breznitë ta shuajnë zjarrin
e dashurisë së moçme.

Do vdesim vetëm për krojet e thata!
Për varrin e qyqes dhe Gurin e Zi!

Do pushojmë në paqe me këngën
e baladës së përjetshme…

do lindim prapë,
do vdesim sërish…

derisa çdo gjë të kapë fillin
e rrënjës së mbetur,

miku im…!

(Remzi Fetahaj)