Leverkuseni ngacmon Arsenalin me foton e Granit Xhakës

Skuadra e Arsenalit e ka humbur titullin në Premier League në xhirot e fundit në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e Bayer Leverkusenit menjëherë pasi Manchester City u konfirmua kampion, ka publikuar një foto të Granit Xhakës në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
“Çfarë ndjenje”, shkruhet në postimin e krijuar nga admini i faqes së klubit gjerman me Granit Xhakën duke mbajtur titullin kampion të Bundesligas.
Kujtojmë që Granit Xhaka ishte afër të fitonte titullin me Arsenalin sezonin e kaluar. E njëjta histori i ndodhi edhe këtë edicion ekipit “Topçinj”.
Por, mesfushori shqiptar u transferua gjatë verës së vitit të kaluar në Bayer Leverkusen dhe arriti të shkruante histori duke fituar titullin pa asnjë humbje./Indeksonline/