17:19 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / AR

Lëvizja e fundit e Google mund të ulë çmimet e aplikacioneve dhe shërbimeve në Google Play

Dyqani i aplikacioneve Play Store do të lejojë Spotify të tarifojë përdoruesit në SHBA direkt në aplikacionet e tyre Android tha Google ditën e Enjte.

Zakonisht dyqanet si Google Play dhe Apple App Store marrin me 15% deri në 30% komision për shitjet brenda aplikacioneve përmes platformave të tyre të pagesave.

Duke lejuar kompanitë të tarifojnë direkt përdoruesit, shërbimet si Spotify mund të reduktojnë tarifat. Google tha se kompania ende do të marrë një përqindje për çdo transaksion ndërsa Spotify do të vazhdojë të pranojë pagesa përmes Google Play.

Lëvizja e Google është e një rëndësie të veçantë sepse vë Apple në vështirësi me politikat e saj të App Store. Gjiganti i iPhone po lufton me Spotify i cili e akuzon për konkurrencë të pandershme për shkak të komisioneve që aplikon.

Shërbimi rival Apple Music nuk merr komisione për shkak se i përket vetë Apple për blerjet brenda aplikacionit.

Apple ende nuk lejon tarifimin e drejtpërdrejtë të aplikacioneve dhe ka refuzuar disa herë të tërhiqet pavarësisht presioneve nga autoritetet rregullatorë dhe ligjore. /PCWorld Albanian