75 Mall Live Search
07:56 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / G T

Lewandowski për Lamine Yamalin: Është lojtar i madh, por duhet të ketë kujdes në të ardhmen…!

Futbollisti i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski ka folur për bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lamine Yamalin.

Lewa thotë se Lamine është një lojtar i jashtëzakonshëm, por duhet të ketë shumë kujdes për të ardhmen e tij, shkruan Indeksonline

Ai thotë se futbollistët mund të mashtrohen shumë nga paratë, sidomos në moshën e re.

“Lamine është një lojtar i madh. Ai nuk duhet të mendoj se çfarë do të ndodhë me të pas dy apo tri vjetësh.

“Lojtarët e rinj po fitojnë shumë para, dhe sigurisht ne jemi njerëz dhe mund të ketë ndikim jo të mirë.

“Ne gjithashtu po jetojmë në një botë të rrjeteve sociale, ku mund të dëmtojmë lojtarët. Lamine është i jashtëzakonshëm, por ai duhet të marrë vendime të mira në jetë”, u shpreh Lewa

Dyshja po shkëlqejnë së bashku te Barcelona gjatë këtij sezoni, ku kanë dhuruar asista dhe gola./Indeksonline/