Lewandowski pritet të vazhdojë kontratën te Barcelona

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Barcelona këtë sezon.
Këtë e dëshmojnë edhe golat e tij, ku aktualisht është edhe golashënuesi kryesor në La Liga.
🚨🔵🔴 Robert Lewandowski’s deal at Barcelona will be valid until June 2026, one more year.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 12, 2025
It’s never been in doubt and will be extended in the upcoming weeks, part of the current agreement.
There was already the green light from both parties, as per @RogerTorello. pic.twitter.com/AWn5QC6tpE
Siç raporton Fabrizio Romano, “Lewa” pritet që të vazhdojë qëndrimin e tij te Barcelona, ku thuhet se do të nënshkruajë kontratën njëvjeçare e cila pritet të zyrtarizohet në javët e ardhshme.
“Lewa”, këtë sezon, po shkëlqen nën urdhërat e Hansi Flick, ku ka shënuar 31 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat./IndeksOnline/