15:12 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lewis Hamilton fiton në Çmimin e Madh të Rusisë, Verstappen zgjedhet piloti i ditës

Lewis Hamilton ka bërë një hap të madh drejt titullit të pestë të kampionit të botës me një triumf në Çmimin e Madh të Rusisë.

Hamilton përfitoi nga urdhërat e ekipit pasi Mercedes i takoi bashkëlojtarit të tij, Valtteri Bottas ta lë atë në distancë për ta mbrojtur nga rivali, Sebastian Vettel.

Kështu, piloti i Mercedes ka dalur në vendin e parë pas 53 xhirove të zhvilluara, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e dytë u renditë Valteri Bottas, ndërsa i treti, piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel.

Hamilton nuk ishte gjithnjë në vendin e parë, duke e bërë garën edhe më interesante.

Por, në fund piloti britanik arriti ta merrte pozitën e parë për ta fituar titullin e tretë radhazi.

Vlen të ceket se Verstappen u zgjodhë piloti i ditës nga tifozët. Nga vendi i 19-të, ai doli në vendin e pestë./IndeksOnline/